Lajme

Përparim Rama: Prishtina ime e zemrës

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 15 November 2021

Fituesi i zgjedhjeve për Prishtinën, Përparim Rama përmes një postimi në ‘facebook’ ka shpërndarë disa fotografi në kryeqytet, shkruan Gazeta Infokus.

Rama në mbishkrimin e fotografive ka thënë se fitorja është e qytetarëve.

Ndërsa ka falënderuar gruan e tij, Kristale Ramën për përkrahjen e vazhdueshme.

-Advertisement-

“Kjo fitore nuk do të ishte e mundshme pa besimin dhe angazhimin maksimal të një mori njerzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës. I jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhshme ekipit tim të mrekullueshëm!

Por nuk mundem pa e falënderu në veçanti, ma të dashurën time, Kristale Ramën, banoren më të re të Prishtinës, për besimin dhe përkrahjen e saj të vazhdueshme”, ka shkruar Rama.

Përparim Rama ka shkruar se nga sot fillon një epokë e re. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera