Lajme

Përparim Rama jep alarmin: Pas mesnatës, çdo e dyta veturë në kryeqytet është e armatosur

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 09 August 2023

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë takimit me Avokatin e Popullit Naim Qelaj, ka folur për incidentet e fundit në kryeqytet.

Rama deklaroi se pasmesnatës çdo e dyta ose e treta veturë që lëviz në Prishtinë, posedon ndonjë llojë të armëve.

Këto informata ai thotë se i ka marrë nga drejtori i Policisë, më të cilin kërkuar koordinim.

-Advertisement-

“Kam informata, të cilat i mora prej drejtorit të Policisë, ku pas orës 12 të natës, çdo e dyta ose e treta veturë që sillet në Prishtinë është e armatosur, domethënë ka ose armë zjarri ose thikë. Është alarmante, pse këta njerëz mbajnë armë, për çka, çka donë me bo ata, me çka po merren”, u shpreh i pari i Prishtinës.

Tutje përmendi edhe rastin e një përsoni i cili thotë se dhjetëra padi dhe prap lëviz lirshëm me armë.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që do, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend”, u shpreh Rama.

I pari i Prishtinës ka shtuar se menjëherë pas ngjarjes që ndodhi të premten, ka kërkuar takim me drejtorin e Policisë, po ashtu edhe me prokurorin dhe kryeprokurorin.

“Kemi mbërri që të takohemi menjëherë të shtunën me drejtorin e Policisë, kemi një bashkëpunim të mirëfilltë, kemi pasur dhe vazhdojmë ta kemi një bashkëpunim shumë të mirë, kam marrë informata nga ta se çka po ndodhë në aspektin e sigurisë” – ka deklaruar Rama.

Ndërsa, të hënën ai thotë se është takuar me Kryeprokurorin e shtetit, pasi sipas tij ky është një problem i ndërlidhur në mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës.

“Kemi raste sikur kjo që ka ndodhë, ku një person që ka përmbi 50 padi, sillet i lirë edhe me armë, dhe ka qasje të lirë kudo që don, përkundër faktit që ai para 4 muajsh kishte bërë një problem tjetër po të njëjtin vend” – ka folur për të dyshuarin që kishte shtënë me armë zjarri në rastin e “Bon Vivant”, Andi Pajazit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera