Lajme

Përparim Rama fiton Prishtinën në dy Exit Poll-e, lë mbrapa Arben Vitinë

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 14 November 2021

Kandidati i LDK-së për komunën e Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë fitues në dy exit poll-e, atë të Klan Kosovës dhe të televizionit T7.

Derisa kandidati i LVV-së për kryeqytetin, Arben Vitia ka dalë i pari në exit poll-in e Dukagjinit, ani pse në të gjitha këto exit poll-e me një rezultat shumë të ngushtë .

EXIT POLL-i i T7: Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.

-Advertisement-

EXIT POLLI I KLAN KOSOVËS: Përparim Rama (LDK): 50.95%, Arben Vitia (VV): 49.05%

EXIT POLL-I I DUKAGJINIT: Sipas Exit-Pollit të RTV Dukagjinit, kryetar i ri i kryeqytetit të Kosovës do të jetë Arben Vitia i LVV-së, i cili pritet të marrë 50.9% të votave, kurse Përparim Rama do të marrë 49.1%./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera