Lajme

Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 07 December 2021

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës është betuar si kryetar i Prishtinës për një mandat.

Ai gjatë betimit tha se do të punojë me përkushtim dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave si i pari i Prishtinës në përmirësimin e jetës për qytetarët.

“Unë Përparim Rama betohem se do ti kryej detyrat dhe kompetencat si kryetar i Prishtinës më përgjegjësi dhe përkushtim dhe në pajtim me ligjin për të përmirësuar kushtet për jetë”, tha ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se Rama doli i pari në zgjedhjet e raundit të dytë, në të cilat garonte kundër kandidatit nga LVV-ja, Arben Vitisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera