Lajme

Përparim Kryeziu: Nuk po kërkohet nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit

Autori: Gazeta inFokus 20:09 | 24 December 2021

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka folur lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova.

Ai ka thënë se qytetarëve nuk po iu kërkohet të ngrijnë, por të kursejnë aty ku ka mundësi.

“Disa veprime shumë të vogla kanë një ndikim tepër të madh. Mendoj se duhet ta kuptojmë qartë thirrjen e Qeverisë, të ministres dhe kryeministrit në këtë këndvështrim”, tha Kryeziu në ATV.

-Advertisement-

“Thirrja për konsum më të kontrolluar është brenda suazës të asaj që është e mundshme. Një poç elektrik që zakonisht rri ndezur në banjë mund të ndalet dhe një termo elektrike e cila zakonisht rrinë e lëshuar mund të përdoret më pak. Kjo ka qenë kërkesa. Askush nuk ka kërkuar nga qytetarët që të ngrijnë nga të ftohtit. Këtë as nuk mund ta kërkojë ndokush”, tha zëdhënësi i Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera