Lajme

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 22 August 2017

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës së Republikës së Serbisë është skenar për destabilizimin e Ballkanit nga një shkallë më e gjerë, ku interpretohet interesi gjeostrategjik i më shumë qendrave të fuqishme, njofton Portalb.mk.

“Me këtë akt të keqkonceptuar, të shpejt dhe jo autentik qëllimi kryesor është që të bllokohen proceset euroatlantike të Maqedonisë dhe të pengohet ose ngadalësohet pranimi i Maqedonisë në NATO dhe fillimi i bisedimeve për hyrje në Bashkimin Evropian. Më shumë se e sigurt është se Serbia me përkrahje të jashtme është “tërhequr” në këtë aventurë që është e mbështetur edhe nga strukturat politike të Maqedonisë. Maqedonia duhet të përmbahet nga masat reciproke dhe të merret me thellimin e bashkëpunimit me Republikën e Serbisë dhe duke vepruar kështu të mos tërhiqet nga interesat nacionale të cilat janë anëtarësimi në NATO dhe BE”, thuhet në kumtesën e LD-së.

Maqedonia në marrëdhënie fqinjësore dhe ndërkombëtare, siç thonë nga Lidhja Demokrate, duhet të fillojë nga interesat personale, pa u përzier në punët e brendshme të shteteve tjera.

-Advertisement-

“”Maqedonia gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me Serbinë, ky është përcaktimi i popujve të të dy shteteve dhe deri tani nuk ka marrë asnjë aktivitet që i rrezikojnë interesat nacionale të Serbisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LD-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera