Lajme

Përmbytjet në Zelandën e Re, katër viktima deri më tani

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 29 January 2023

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve.

Qyteti ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa kryeministri a falënderuar ekipet emergjente për reagimin e shpejtë ndaj katastrofës.

Kryeministri  madje udhëtoi drejt Aucklandit, ku i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga vërshimet.

-Advertisement-

“Humbja e jetëve të njeriut është shumë tragjike”, tha ai gjatë një kohnference për media.

Si pasojë e përmbytjeve, autoritetet kanë mbylluar aeroportin, kurse disa shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera