Lajme

Përmbytjet në Pakistan, Mehaj: Kosova qëndron me ju

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 01 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ngushëlluar Pakistanin për viktimat si pasojë e përmbytjeve.

Mijëra njerëz mbeten të vdekur si pasojë e shirërave të vazhdueshëm, ndërkaq miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

“Lidhur me lajmet për përmbytjet në 🇵🇰 dhe rajon! Në emër të Republikës së Kosovës  ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit! Kosova qëndron me Pakistanin gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Mehaj në Twitter.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera