Përmbytjet në Bosnje, raportohet për viktima dhe një numër të madh të të lënduarve dhe të zhdukurve
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 04 October 2024
Reshjet e shiut në 24 orët e fundit në zonën e komunave Jabllanicë, Konjiq, Kiseljak, Fojnicë dhe Kreshevë kanë shkaktuar probleme të mëdha për banorët e këtyre komunave në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Për shkak të reshjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut, një popullatë e madhe është në rrezik, me informacione se ka viktima si dhe një numër të madh të të lënduarve dhe personave të zhdukur”, njoftoi Administrata Federale e Mbrojtjes Civile atje. Ministri i linjës konfirmoi informacionin se ka viktima.
“Trafiku, lidhjet telefonike dhe interneti janë të ndërprera. Duke filluar nga Mostari, në Dreznicë, një përrua i madh i Drezhankës shkatërroi disa ura, rrëmbeu rreth 20 vetura dhe tani për tani nuk kemi informacion për viktima njerëzore në atë zonë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut rruga M-17 në drejtim të Jabllanicës së Jashtme është e pakalueshme”, thuhet në raport, ndërsa nga terreni ka ardhur informacione se dy persona kanë mbetur të vdekur, raporton N1, transmeton Klan Kosova.
“Situata më e vështirë theksohet të jetë në Jabllanicë dhe në rrethinë, ku ka pasur një numër të madh të rrëshqitjeve të dheut nëpër shtëpi, rrëshqitje të dheut në rrugë dhe vërshime të shtëpive që ndodhen te liqeni”, njoftoi Mbrojtja Civile.
Të tjera
-
“Shpresoj për më të mirën”- Si përgjigjej Kurti kur pyetej se çfarë do të ndodhte nëse Grenelli kthehet në pushtet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë më 2022-ën pyetej lidh...
-
Ukraina: Rusia po mbledh dhjetëra mijëra trupa në Kursk
Rusia ka mbledhur rreth 45 mijë trupa në Kursk, si sinjal se mund të jetë duk...
-
Pse Kina do të jetë ‘thellësisht e shqetësuar’ për presidencën e Trump
Përgjigja e Kinës ndaj fitores së Donald Trump do të jetë “e kujdesshme dhe e...
-
Çitaku pas fitores së Trumpit: Obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë raportet me aleatin tonë strategjik
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së dhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlo...
-
“Këto gra punojnë edhe kur janë smutë” – Oborri i Kuvendit mbushet me njerëz dhe thirrje në mbështetje të grevës së punëtorëve teknikë
Para ndërtesës së objektit të Kuvendit të Kosovës, është mbajtur një protestë...
-
Pacolli në festën e Trumpit, takohet me Presidentin e ardhshëm të SHBA-së, si dhe me Elon Musk
Politikani dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, është i pranishëm në fest...
-
Murati: Në pjesën e parë të vitit 2024, ekonomia është zgjeruar 4.9 për qind
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka prezantuar Buxhetin për vitin 2025 pa...
-
Zvicra ndalon mbulimin e fytyrës në hapësira publike nga janari
Një vendim kontrovers i Zvicrës për ndalimin e mbulimit të fytyrës në hapësir...
-
Ushtarëve të Kosovës në kazermën e Gjilanit u shërbehet bukë e mykur
Bukë e mykur u është shërbyer sot ushtarëve të Kosovës në njërën prej kazerma...
-
Çitaku: Demokratë e republikanë, në momente kritike kanë për Kosovën
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se demokratët dhe republikanët ...
-
Kina deklarohet për fitoren e Trump, Kremlini nuk është në dijeni nëse Putini do ta urojë
Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov tha se ai nuk ishte në dijeni të ndo...
-
Vjen urimi i Kurtit për fitoren e Trumpit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Donald Trumpin për fitore në g...