Lajme

Përmbyllet muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 30 October 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizituar pacientet e sëmura me kancerin e gjirit, në përfundim të muajit kundër luftimit të kësaj sëmundje, shkruan IndeksOnline.

Zemaj ka thënë se asnjëherë nuk duhet nënçmuar shenjat e vogla të kësaj sëmundje andaj edhe kontrollet sistematike janë të nevojshme.

Ai ka thënë se institucionet janë të përshkuara që t’i mbështesin të gjitha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

-Advertisement-

Postimi i Zemajt:

Zonjat e nderura të cilat i takova sot, janë heroina të vërteta. Janë këto dhe shumë si këto që triumfojnë karshi sfidës së rëndë, kancerit të gjirit.

Në asnjë moment nuk guxojmë ta nënçmojmë as më të voglën shenjë të sëmundjes së mundshme, andaj sa më të vëmendshëm jemi ndaj vetes, kancerin e gjirit mund ta mundim. Kontrolli sistematik e ndihmon identifikimin e hershëm, kjo është rruga më e sigurt për fitore.

Jemi të përkushtuar që t’i mbështesim të gjitha procedurat për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe trajtimin e tij, sikundër shtimin e stafit, pajisjeve dhe medikamentet për trajtimin e sëmundjes tinëzare. Të patejkalueshme janë Mamografia, Ekzaminimi klinik sistematik dhe Vetëdijesimi personal.

Sot po përmbyllet Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, por angazhimi dhe përkushtimi jonë do të vazhdojë gjatë 12 muajve të vitit. Nëna, motra, bashkëshorte, ju kurrë nuk do të jeni vetëm në luftën kundër kancerit të gjirit.

I falënderoj mjekët, infermieret dhe gjithë stafin e Klinikës së Onkologjisë në QKUK të cilët po bëjnë punë shumë profesionalionale në çdo situat .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera