Përmbledhje e të gjitha lajmeve për transformimin e FSK-së në Ushtri
Autori: Egzon Morina 21:39 | 18 October 2018
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar të tre Projektligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Me 96 vota për Kuvendi i Kosovës i hapi rrugë ushtrisë së Kosovës.
Gazeta inFokus ju sjell një përmbledhje të të gjitha lajmeve lidhur me transformimin e FSK-së në Ushtri.
LEXO EDHE: A ka para Kosova për ta bërë ushtrinë?
Buxheti i Kosovës nuk do të kursehet për ushtrinë.
Kështu kanë deklaruar në disa raste krerë të institucioneve kosovare.
LEXO EDHE: 6+ përkrah formimin e ushtrisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e 6+, Albert Kinolli ka deklaruar se do të votojnë pro formimit të ushtrisë.
Ai po ashtu ka shtuar se është ndër për ta të bëhen pjesë e themelit të ushtrisë, shkruan Gazeta Infokus.
LEXO EDHE: Miratohet projektligji i parë për FSK-në
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin e parë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky projektligj është miratuar me 98 vota pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
LEXO EDHE: Kompletohet ushtria e Kosovës
Me 96 vota për ka kaluar edhe projektligji i fundit për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Të gjithë deputetët të cilët votuan ishin PËR, raporton Gazeta inFokus.
LEXO EDHE: Ushtria pa helikopter!
Kuvendi i Kosovës i hapi rrugë të enjten ushtrisë së Kosovës.
Por, përkundër disa premtimeve, ushtarëve të ardhshëm të Kosovës po i mungojnë helikopterët.
LEXO EDHE: Këto janë ligjet e Ushtrisë së Kosovës
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare ka miratuar pakon e Projektligjeve për FSK-në.
Gjatë kësaj seance u miratua projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, projektligji për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës dhe projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
LEXO EDHE: A do të shkojnë ushtarë kosovarët?
Shumë familje kosovare, kanë kujtime të hidhura nga ushtria e ish-Jugosllavisë. Disave u janë kthyer djemtë në arkivol e disa kanë humbur të bijtë duke ikur nga regjimi që i kërkonte për ushtarë, shkruan gazeta inFokus.
Por, sistem i tillë ushtarak dhe një frikë e ngjashme nuk ekziston më.
LEXO EDHE: Ky është betimi i ushtarit të Republlikes së Kosovës
Në rast të formimit të Ushtrisë së Kosovës, të gjithë pjesëtaret e saj do të betohen para se të marrin dëtyren.
Kjo është deklarata e betimit
“Betohem solemnisht se do të jem i
përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht
besnik Republikës së Kosovës, se do t’iu
bindem urdhrave të Presidentit të
Republikës së Kosovës dhe oficerëve tjerë
mbi mua, në pajtim me ligjin, dhe se do t’i
kryej detyrat e mia me zell, nder dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do të zbatoj
Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i
shërbej popullit dhe Atdheut tim, dhe për
mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën
time! Betohem!”
LEXO EDHE: Ushtarët e Kosovës duhet të qëndrojnë larg politikës
Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës nuk duhet të kenë lidhje me partitë politike.
Në nenin e 6 të ligjit për Forcën dhe Sigurinë e Kosovës thuhet se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të kenë paanshmëri politike.
LEXO EDHE: FSK-ja shkon edhe në veri
Projektligjet të cilat u miratuan para pak kohe në Kuvendin e Kosovës, do t’ia mundësojnë Forcës së Sigurisë së Kosovës të shkojë edhe në veri.
LEXO EDHE: Mosha e duhur për t’u bërë pjesë e ushtrisë
Veç kritereve të tjera që duhet plotësuar për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës, është edhe mosha.
Pjesëtaret e ushtrisë duhet të jenë gjithësesi mbi moshen 18 vjeçare.
LEXO EDHE: Në këto raste ndodhin përjashtime nga Ushtria e Kosovës
Pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës mund të përjashtohen nëse nuk u përbëhen disa rregullave.
Nëse ata dënohen me burg atëherë e humbin epitetin e ushtarit.
LEXO EDHE: Ky është orari i punës së ushtarëve të Kosovës
Ushtarët e Kosovës do të punojnë njëjtë si ata të administratës publike.
Sipas ligjit për shërbim në Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, pjesëtarët e ushtrisë do të punojnë 40 orë në javë./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...