Lajme

Ky është orari i punës së ushtarëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 18 October 2018

Ushtarët e Kosovës do të punojnë njëjtë si ata të administratës publike.

Sipas ligjit për shërbim në Forcën dhe Sigurinë e Kosovës, pjesëtarët e ushtrisë do të punojnë 40 orë në javë, shkruan Gazeta Infokus.

“ Kohëzgjatja e rregullt e orarit të punës për në FSK, është e njëjtë me atë të administratës publike. Në rrethana normale, pjesëtarëve aktivë të FSK-së ju kërkohet të punojnë mesatarisht dyzet (40) orë në javë.”, thuhet në këtë ligj.

-Advertisement-

Ndërsa në raste të jashtëzakonshme orari edhe mund të zgjatet.

“Përjashtimisht nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, orari i punës për FSK mund të zgjatet pёr nevoja të shërbimit të brendshëm, gatishmërisë, stërvitjeve dhe operacioneve. Përcaktimi i orarit të punës nё FSK bëhet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministri.”, thuhet në nenin 12.

Ndryshe të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovë kanë votuar pro kalimit të tri projektligjeve për FSK-në/Gazeta Infokus/

Lexo edhe: Ushtarët e Kosovës duhet të qëndrojnë larg politikës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera