Sport

Përleshje masive në NBA

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 29 December 2022

Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA për një moment është rikthyer në arenë boksi.

Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë në ndeshjen mes Detroit Pistons e Orlando Magic, siç mund ta shihni duke klikuar KETU

Kjo bëri që tre lojtarë të përjashtohen nga loja.

-Advertisement-

Mo Wanger, Killian Hayes dhe Mamadou Diallo e ndoqën pjesën e mbetur të lojës nga dhoma e zhveshjes, pas përplasjes fizike të Wagner ndaj Hayes.

Më pas, bankina u kthye në arenë boksi dhe nuk dihej se kush kë po e godet.

Edhe pse loja ishte mjaft e mirë, ai rast e prishi këtë spektakël dhe më së shumti u fol për këtë veprim josportiv të lojtarëve, të cilët mund të gjobiten nga klubet e tyre dhe mund të dënohen me disa ndeshje.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy