Fun & Video

Përkundër paralajmërimit, vazhdojnë t’i ushqejnë kangurët – lëndohen keq disa nga vizitorët (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 04 May 2018

Kangurët që jetojnë në një zonë shumë të frekuentuar për piknikë, po sulmojnë i sulmojnë dhunshëm vizitorët, për shkak të karotave dhe ushqimeve të shpejta.

Regjioni që është dy orë larg Sidnei i Australisë, nuk ka infrastrukturë rrugore, duke bërë që kafshët të rriten në masë të madhe, të papenguar prej veturave dhe ndërtesave, transmeton Telegrafi.

Për çdo fundjavë, zona mbushet me turistë, që duan t’i shohin kangurët janë ‘mjaftë të butë, sa për të bërë fotografi dhe ledhatuar’.

-Advertisement-

Por, vizitorët po largohet të gërvishtur dhe të gjakosur, pasi kangurët kanë nisur të bëhen të varur në ushqimet që i hanë njerëzit.

E tëra ka ardhur, pasi atyre nisën t’ju japin ushqime, për t’i joshur. Kjo ndikoi që të jenë të dhunshëm, kur nuk iu jepen këto ushqime.

Sa herë që shohin ushqim, ato mund të sulmojnë njerëzit për t’ia marrë, për këtë janë vënë paralajmërime, që të mos marrin me vete dhe në asnjë mënyrë të mos i ushqejnë.

“Nuk kalon dita, që së paku një vizitor të mos sulmohet dhunshëm. Ata vazhdojnë t’ju japin ushqim” ka thënë njëri prej udhëheqësve të turistëve.

Megjithëse apeli vazhdon, vizitorët edhe më tutje fshehin gjëra ushqimore, për t’ju dhënë fshehtas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera