Perimet e duhura që ndihmojnë për mbrojtjen e fortë të kujtesës
Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 06 April 2021
Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato. Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.
Një studim në veçanti zbuloi se ngrënia e një racioni me barishte dhe perime të pasura me vitamina (veçanërisht vitaminën K) në ditë, ka rol mbrojtës për trurin. Ndonëse është shumë herët të pranohet se një ushqyerje e tillë parandalon sklerozën, ekspertët janë optimistë.
Interpretimi i Rezultateve Të Studimit Për Barishtet Dhe Kujtesën
Studimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit Rush dhe Tufts në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky studim u financua nga Shërbimi Për Kërkime Shkencore Në Bujqësi USDA. Shkencëtarët analizuan të dhënat e 960 njerëzve që morrën pjesë në studim. Mosha mesatare e pjesëmarrësve ishte 81 vjeç.
74% prej tyre ishin gra. Për mbi 4 vjet me rradhë, ata konsumuan një racion me barishte në ditë. Njerëzit që konsumuan barishte rregullisht raportuan aftësi më të mira mendore dhe më pak simptoma të sëmundjeve kardiovaskulare apo depresionit. Për më tepër, studiuesit thanë se ngrënia e një racioni me barishte në ditë, kishte lidhje të fortë me parandalimin e humbjes së kujtesës si pasojë e plakjes. Shkencëtarët thanë se truri i njerëzve që hëngrën barishte çdo ditë ishte 11 vjet më i ri se ai i atyre që ushqeheshin me më pak barishte. Shkencëtarët deklaruan se ngrënia e të paktën një racioni me barishte dhe perime ngadalëson përkeqësimin e aftësive mendore si pasojë e moshës.
Ushqyesit Më Të Mirë Për Kujtesën
Vitamina K, gjendet jo vetëm tek ushqimet por edhe si suplement. Folati, gjendet tek barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët dhe mishi i mëlçisë së viçit. Luteina, është një vitaminë që gjendet tek spinaqi, e verdha e vezës dhe perime të tjera me ngjyrë të verdhë dhe jeshile. Beta karoteni, gjendet tek karrotat, patatja e ëmbël, mango dhe kungulli. Vitamina E gjendet tek brokoli dhe shpargu Nitrati, gjendet tek spinaqi dhe lëngu i panxharit Kempferoli gjendet tek molla, rrushi, domatja, çaji jeshil dhe patatja.
Të tjera
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...