Lajme

Përgjigja tjetër e Kurtit për bisedën Kusari-Radojiçiq: Situatë e montuar, po përpiqeni të bëni dramaticitet

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 04 June 2024

Kurti është deklaruar për përgjimet mes Mimoza Kusarit dhe Millan Radojiçiqit.

Ai tha se është “situatë e montuar”.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojiçiq këtë muaj i bënë 9 muaj që ndodhet i lirë në Serbi dhe trynisa do duhej të ishte që në Kosovë të ketë aktakuzë dhe të arrestohet”, tha ai.

-Advertisement-

“Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me cdo kusht disa sekonda të një bisede që nuk e di si është marrë e ku është marrë, e si u prerë e nga kush u organizua.”

Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të marrë masa ndaj Kusarit.

“Unë jam kryetar i VV’së dhe Mimoza Kusari nuk është anëtare e VV’së. Edhe po të ishte anëtare e VV’së, për këso gjërash ka komisione brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e ka Vetëvendosje kryetarin diktator që merr vendime siç do të kishte dëshiruar dikush.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera