Lajme

Përgjigja epike e Glauk Konjufcës për Bekim Haxhiun e PDK-së për vaksinimin

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 02 April 2021

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar ‘llogari’ nga kryeministri i vendit, Albin Kurti për vaksinimin kundër COVID-19.

Haxhiu e akuzoi Kurtin se ka thyer protokollin duke u vaksinuar i pari, shkruan Gazeta inFokus.

“Procesi i vaksinimit është normal të ketë efektet e promovimit të tij, prandaj edhe vaksinimi i kryeministrit Kurti besoj se ishte në atë shërbim”.

-Advertisement-

”Por pyetja ime do të ishte edhe prej qytetarëve: Pse nuk u vaksinua Presidenti në detyrë?”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa kjo ishte përgjigja e Konjufcës.

“E kam shikuar protokollin por interesante që nuk e paskam gjetur askund vaksinën”, ka thënë Konjufca duke qeshur.

Ai po ashtu ka sqaruar se nuk e ka marrë vaksinën për shkak se e ka kaluar COVIDIN dhe nuk ka dashur të shpenzojë kot një vaksinë duke qenë se ende ka antitrupa./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera