Sport

Përgjegjësi për zhvillimin e futbollit të rinjve i UEFA-s në vizitë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 21 August 2017

Federata e Futbollit e Kosovës tash e disa vite po punon në zhvillimin e futbollit të të rinjve, duke organizuar tash e sa vite Kampin Kombëtar U-15, ndaj në këtë drejtim sot më 21 gusht në FFK, ka arritur përgjegjësi për zhvillimin e futbollit të rinjve pranë UEFA-s (UEFA Elite youth Development) z. Jean François Domergue, për të nisur Projektin e FFK-së për zhvillimin e të rinjve.

Domergue u pritë nga sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe kryetari i Shoqatës së trajnerëve dhe përgjegjës për këtë projekt Ajet Shosholli.

Po ashtu  Jean François Domergue, u takua dhe me presidentin e FFK-së Fadil Vokrri dhe nënpresidentin  Agim Ademi.

-Advertisement-

Qëllimi i kësaj vizite është që të shikohen përgatitjet për fillimin e Projektit për zhvillimin e të rinjve që nisë më 1 shtator dhe zgjatë deri në korrik të vitit 2018, kur mbahet Kampi Kombëtar. Pas konsultimeve në zyrat e FFK-së Jean François Domergue në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot pan nga afër futbollistët e rinj nga Rajoni i Prishtinës, duke mbajtur një seancë stërvitore me këta të rinj, ndërsa nesër do të vizitojë të rinjtë nga klubet e rajonit të Mitrovicës.

Të mërkurën më 23 gusht Jean François Domergue, bashkë me Ajet Shoshollin në Kastriot do të takojnë trajnerët e grup-moshave të reja dhe do të organizohet edhe një lojë. Po ashtu do të shikohen mundësitë për trajnimin dhe licencimin e trajnerëve me licencë fillestare dhe C, në mënyrë që të krijohen kuadro që do të punojnë me grup-mosha të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera