Lajme

Përgjaket Japonia për Halloween, një burrë i veshur si Joker i theri mbi 10 persona

Autori: Gazeta inFokus 21:52 | 31 October 2021

Një burrë që ishte veshur si personazhi negativ i filmit i Batman, Joker, është arrestuar pasi dyshohet se theri me thikë 10 persona në një tren udhëtarësh në Tokio.

Dëshmitarët përshkruan se si sulmuesi derdhi gjithashtu atë që besohet se ishte vaj rreth karrocës përpara se ta ndezte atë në zjarr, duke shkaktuar panik tek pasagjerët.

Gjithashtu u raportua se acid klorhidrik u hodh gjatë sulmit, i cili ndodhi në linjën ekspres Keio me destinacion Shinjuku, stacioni hekurudhor më i ngarkuar në botë.

-Advertisement-

Departamenti i Zjarrfikësve të Tokios tha se 17 pasagjerë u plagosën, duke përfshirë tre në gjendje të rëndë.

Jo të gjithë u goditën me thikë dhe shumica e lëndimeve nuk ishin serioze, shtuan zyrtarët.

Një burrë që besohet të jetë rreth të 60-ave ishte pa ndjenja dhe në gjendje kritike pasi u godit me thikë, sipas mediave.

Sulmuesi, i identifikuar vetëm si një burrë rreth të 20-ave, u arrestua në vend dhe po hetohej me dyshimin për tentativë vrasjeje, tha korporata transmetuese japoneze NHK.

Motivi i tij nuk u bë i ditur menjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera