Lajme

Përfundon votimi në referendumin serb, rezultati pas orës 22

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 16 January 2022

Në ora 20:00 ka përfunduar votimi në referendumin e mbajtur gjatë ditës së sotme në Serbi.

Sipas mediumit serb, Tanjug, pjesëmarrja deri në ora 19:00 ishte 27.6 përqind në mbi 8 mijë qendra votimi.

Komisioni Zgjedhor i Serbisë ka bërë të ditur se rezultatet preliminare të referendumit pritet të bëhen të ditura pas orës 22:00 , të 16 janarit.

-Advertisement-

Ndërsa, pas rezolutës së votuar dje në Kuvendin e Kosovës, serbët kosovarë me dyshtetësi kanë mundur që të votojnë në Kurshumli, Novi Pazar, Rashkë e Vranje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera