Përfundon vlerësimi i pakove nga votimi me postë, aprovohen mbi 82 mijë
Autori: Gazeta inFokus
18:18 | 14 June 2026
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tëditur se është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellur në Kosovë.
Nga fillimi i këtij procesi të martën (9 qershor, ora 16:00) dhe deri në përfundim të tij, të dielën (14 qershor 2026, ora 17:00) në procesin e vlerësimit janë përfshirë 85,790 pako, prej të cilave janë aporvuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.
KQZ thotë se arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 2,552 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.
“Po ashtu, arsyet e tjera, më pak të shprehura, lidhen me rastet kur në një pako janë përfshirë më shumë se një fletëvotim ose më shumë se një person (322), kur votuesi ka dërguar pakon nga një shtet tjetër nga ai ku ishte regjistruar për votim (23), kur në pako është gjetur vetëm dëftesa e regjistrimit pa fletëvotim (32), kur ka munguar pulla apo vula postare (5), si dhe me kur fletëvotimi është shtypur (1). Sipas të dhënave të KQZ-së, janë evidentuar edhe zarfe të dërguara gabimisht (46)”, njofton KQZ.
Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
“Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më 85,790 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat janë vlerësuar, me qëllim që të vërtetohet nëse janë dërguar nga votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës.
Votimi përmes postës ka filluar më 21 maj dhe është përmbyllur më 6 qershor. Numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim përmes postës në këto zgjedhje ishte rreth 105 mijë”.
“Ndërkaq, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postës. Ky proces ka filluar të premtën në mbrëmje (12 qershor) me numërimin e fletëvotimeve të para që i takojnë këtij lloj votimi.
Deri më tani (e diel, 14 qershor 2026, ora 18:00) janë numëruar 60 kuti votimi, në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...
-
Arifi kritikon Kurtin për të arriturat e qeverisë: E çuan vendin në drejtim krejt të gabuar
Sekretari i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas prezantimit të të arriturave...
-
Shkëmb Manaj për rastet e ish-zyrtarëve të LDK: Fushatë, vrasje e dytë, ata s’janë gjallë ta thonë të vërtetën e tyre
Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se fushata kund...
-
“Si kryeministër”, Rama: Synojmë që Kosova të jetë si Singapori
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur edhe një herë tjetër ambici...
-
Vrasjet e pasluftës, Haziri: Nuk është vendosur drejtësi, jam kundër çdo lloj konsumimi politik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se vr...
-
Ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, B.B., i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim m...
-
Dy shqiptarë të dyshuar për vjedhje në rezidencën e Princit William, mediat në Angli ua publikojnë fotot
Dy shtetas shqiptarë janë akuzuar për vjedhje dhe hyrje të paautorizuar në re...
-
Nisma e PDK’së e Kurtit për Ligj krejt të ri për Hagën, BE: Presim të konsultohemi për çfarëdo ndryshimi
Një zëdhënës i Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express ka thën...
-
Përparim Rama thumbon VV’në: E kaltra është ngjyra e kryeqytetit, e kuqja nuk po i bën mirë vendit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë deklarimit para mediave me rastin...
-
Kurti në Bruksel, pritet nga Costa dhe von der Leyen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Samitin Bashkimi Evropi...
-
BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste
Bashkimi Evropian ka publikuar pamje nga takimi me liderët e Ballkanit Perënd...
-
Presidentja dhe deputetet diskutojnë për fuqizimin e rolit të grave në shoqëri
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim...


































