Lajme

Përfundon takimi në Bruksel, raportohet që s’ka marrëveshje të arritur

Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 27 February 2023

Ka përfunduar takimi në Bruksel. Kështu ka raportuar EBS.

Gjithashtu, ky i fundit ka thënë se për pak çaste do të fillojë konferenca për media.

Në anën tjetër, siç shkruan Koha, duke u thirrur në burimet e veta, ka thënë se palët nuk kanë arritur marrëveshje.

-Advertisement-

Takimi tjetër thuhet të mbahet në muajin mars, gjegjësisht me datën 18.

Gjithsesi, mbetet të shihet se çka do të thotë shefi i diplomacisë evropiane në paraqitjen para gazetarëve.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përgjatë takimit në Bruksel, publikoi një njoftim, duke thënë se i njëjti është i vështirë, porse nuk do të dorëzohet.

“Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”, kishte thënë presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera