Lajme

Përfundon takimi i Kurtit me shefin e CIA, ja nga kush u shoqërua

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 23 August 2024

Pas afro 1 ore ka përfunduar takimi në mes të Shefit të CIA’s, William Burns dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Kurti në këtë takim është shoqëruar nga Ambasadori i Shteveve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Burns dje është takuar edhe me Presidenten Vjosa Osmani.

-Advertisement-

Vizita e tij në Kosovë erdhi pas asaj që u raportua se  pati në Beograd të martën dhe në Bosnjë të mërkurën.

Sa i përket vizitës në Serbi ende nuk është publikuar asnjë detaj madje edhe nuk është konfirmuar zyrtarisht nga institucionet atje.

Ndërkohë, në Bosnje e Hercegovinë më 20 gusht, Burns u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.

Burns është emëruar në pozitën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së nga Presidenti Joe Biden në janar të vitit 2021./Gazeta Infokus/

Nis takimi i shefit të CIA-s me Kurtin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera