Lajme

Përfundon seanca e Kuvendit, s’ka kuorum

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 19 October 2023

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës në mungesë të kuorumit për vendimmarrje.

Legjislativi s’pati deputetë të mjaftueshëm për të hedhur në votim Projektligjin për kodin doganor dhe të akcizës, andaj kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës së sotme plenare.

Megjithatë, gjatë seancës së sotme Kuvendi miratoi në shqyrtim të parë Projektligjit për shërbime sociale dhe familjare dhe Projektligjin për falimentimin.

-Advertisement-

Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur as të emërojë tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Në votim morën pjesë 59 deputetë, pret të cilëve 58 kanë votuar pro derisa një ka abstenuar.

Vlen të theksohet se kryeparlamentari Konjufca ka përmendur që në momentin e votimit në sallë kanë qenë edhe 4 deputetë të shumicës por që të njëjtët nuk kanë marrë pjesë.

Në Kuvendin e Kosovës poashtu nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u shpreh se kjo ndodh për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që në votim nuk mori pjesë opozita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera