Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Suedisë dhe Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 09 October 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Friends Arena’ në Stokholm, pas 45 minutave të parë kombëtarja e Suedisë është duke fituar me rezultat minimal 1-0.

Golin për suedezët e ka realizuar sulmuesi i Leipzigut, Emil Forsberg, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 28’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Penalltinë e konkretizuar në gol nga Forsber e shkaktoi mbrojtësi kosovar, Florent Hadërgjonaj, i cili paqëllim luajti me dorë brenda zonës.

Kosova gjatë gjithë pjesës së parë u mbrojt dhe pati vetëm një rast të mirë për gol në minutën e 17’, por goditja fantastike e Elbasan Rashanit përfundoi pran portës.

Në anën tjetër Suedia e kontrolloi plotësisht pjesën e parë, duke krijuar disa raste të mira, madje e goditen edhe shtyllën në një rast.

Gazeta inFokus do t’ju mbajë të informuar në kohë real për çdo ndryshim rezultati edhe gjatë 45 minutave të dytë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera