Sport

Përfundon pjesa e parë, Drenica shumë e fortë për Ulpianën

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 15 October 2021

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Drenicës dhe asaj të Ulpianës, ku momentalisht nikoqirët gjenden në avantazh prej tre golave.

Ndeshja filloi me 11 minuta vonesë, për shkak të mungesës së auto ambulancës, përcjell KosovaPress.

Rezultatin fillimisht e zhbllokoi Kreshnik Uka, i cili shënon në minutën e 12’ të ndeshjes për ta kaluar Drenicën në epërsi. Epërsinë e dyfishoi mesfushori brazilian Denisson, i cili shënon në minutën e 25’ për 2:0.

-Advertisement-

Golin e fundit për Drenicën në pjesën e parë e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 40’.

Rezultati pas pjesës së parë është 3:0 në favor të Drenicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera