Lajme

Përfundon numërimi, Rugova e mund Dreshajn me 14 vota diferencë

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 18 December 2017

Haki Rugova shpallet fitues, pasi u numëruan edhe 510 votat me kusht dhe me postë
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve u numëruan votat me kusht dhe votat përmes postës në komunën e Istogut.

Nga votat e rregullta, printe Haki Rugova i LDK-së me 75 vota, ndërsa me përfundimin e numërimit të votave, ai fitoi me epërsi prej 14 votash.

Qytetarët e Istogut kanë votuar dje për herë të tretë për këto zgjedhje lokale. Me vendimin e PZAP-it, kjo komunë kishte shkuar në rivotim, pas ankesave të LDK-së se pati manipulime në votat me postë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera