Lajme

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë/ Ky kandidat mori më shumë vota

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 27 October 2021

Tashmë ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale në Podujevë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka marrë 243 vota, ndërsa pas tij renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, me 204 vota.

I treti është renditur Besnik Tahiri i AAK-së me 27 vota, pastaj Floretë Zejnullahu me 13 vota, Gazmend Islami OBKD me 8 vota dhe Xhemajl Hasani i Nismës me 4 vota.

-Advertisement-

Komuna e Podujevës ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’i ka fituar votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera