Sport

Përfundon ndeshja mes Drenicës dhe Dukagjinit, kjo skuadër arkëton tri pikë të arta

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 24 October 2021

Pas humbjes nga Gjilani, skuadra e Drenicës është rikthyer te fitorja në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

‘Kuqezinjtë’ e kanë mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 11-të në Superligë.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, të dy golat për vendasit i realizoi Denisson në minutat 36’ dhe 69’.

-Advertisement-

Dukagjini luajti me 10-të lojtarë në fushë nga minuta e 35’, pasi Ilir Syla u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Drenica renditet e dyta me 20 pikë, kurse Dukagjini mbetet i teti me 10 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera