Përfundon aksioni “Brezovica 6”, shtatë persona të arrestuar, ja çfarë u sekuestrua
Autori: Gazeta inFokus 15:41 | 21 September 2022
Ka përfunduar aksioni “Brezovica 6”, i cili la të prangosur shtatë persona, në mesin e tyre tre zyrtarë të të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku, tha se një person nuk është hasur në shtëpinë e tij ku sipas familjarëve ai ka udhëtuar jashtë vendit.
“Aksioni ka përfunduar, njëri nuk u gjet aty sipas familjareve bëhet fjalë për udhëtime të rregullta -ka udhëtu”, tha Maloku për Express.
I pyetur se çka është sekuestruar sot si provë materiale, prokurori Maloku tha se ende nuk e posedon raportin përmbledhës, por “për gjerat e sekuestruara ju informojmë më vonë”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj njoftoi se në vazhdimësinë e aksionit “Brezovica 6”, janë kontrolluar 11 lokacione, nga këto lokacione 8 ishin në Prishtinë, 2 në Podujevë dhe 1 në Fushë Kosovë.
Prokuroria konfirmoi se ndaj shtatë të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh, si dhe u bë e ditur se brenda afatit ligjor, pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Të njëjtit dyshohen për veprat penale, “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.
Aksioni “Brezovica” ka nisur në dhjetor të vitit 2021, në njërin nga këto aksione ishte arrestuar edhe ish-kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikoliq. Sipas Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Nikoliq dyshohej se kishte pranuar ryshfet dhe dhurata me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend-zonën e Brezovicës.
Prokurori Rasim Maloku kishte deklaruar se dyshohej që ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka përfituar mbi 1 milion euro jashtëligjshëm.
Gjatë realizomit të këtyre aksioneve bastisje ka pasur edhe në Ministrinë e Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Disa ditë më parë Prokuroria informonte se në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensisë Kadastrale të Kosovës, vazhdonte operacioni për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”, thuhej në njoftimet e njëpasnjëshme të prokurorisë.
Numri i personave të arrestuar në aksionet e ndara në rastin “Brezovica” ka shkuar në dhjetëra të arrestuar si dhe janë sekuestruar gjëra me vlerë prej qindra mijëra eurosh.
Të tjera
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...
-
Kurti: Rreziku i një luf*te të re në rajon është real, duam të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më t...
-
Zyrtare: Policia e shpall në kërkim Enver Sekiraqën!
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve t...