Sport

Përfundojnë tri takimet e ditës së sotme në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 10 May 2019

Kanë përfunduar tri takimet e xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Ferizaj nuk ka të ndalur, ata sot kanë shënuar fitoren e pestë me radhë, duke mposhtur si mysafir Trepçën ’89 me rezultat 2-1. Golat për ferizajasit i shënuan Dardran Çerkini dhe Ermal Krasniqi, ndërsa për minatorët shënoi Arb Manaj.

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë rivalit direkt për zonën e barazhit Gjilanit. Portokallinjtë arkëtuan tri pikë të arta me golin e shënuar nga Blend Baftiu.

-Advertisement-

Dueli i vetëm i cili përfundoj pa gola të shënuar ishte ai ndërmjet Flamurtari dhe Drenicës 0-0./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera