Sport

Përfundojnë tri ndeshjet e Superligës

Autori: E.M 14:53 | 24 February 2019

Në elitën e futbollit kosovar të dielën janë zhvilluar tri ndeshje mjaftë interesante, ku vëmendja me e madhe ishte në Drenas, aty ku Feronikeli shënoj fitore të madhe ndaj Llapit, ndërsa Prishtina lehtësisht mposhti Lirinë, kurse edhe Trepça ‘ 89 triumfoj ndaj Dritës, shkruan Gazeta inFokus.

Derbi i xhiros së 19-të i ka takuar Feronikelit i cili ka mposhtur Llapin  më rezultat 2-0.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, para një numri të madh tifozësh, të drejtuarit e Zekrija Ramadanit kanë triumfuar para të udhëhequrve të Xhengiz Rexhepit.

-Advertisement-

Golat e tri pikëve të arta për Industrialistët i realizuan Mendurim Hoti në minutën e 30’ dhe Astrit Thaqi në minutën e 90’.

Më këto tri pikë Feronikeli vazhdon të prijnë më 45 pikë, dy më shumë së ndjekësja e parë Prishtina dhe shtatë më shumë së Llapi i cili e humbë hapin në luftën për titull.

 

Në kryeqytet në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina ka shënuar fitore shumë të rëndësishme përballë Lirisë së Prizrenit më rezultat të thellë 4-0.

Golat për skuadrën e Mirel Josës i kanë shënuar Gauthier Mankenda, Armend Thaqi , Meriton Korenica dhe Arbër Hoxha.

Pas kësaj fitoreje bardhekalterit renditen të dytit më 43 pikë, dy më pak së Feronikeli që renditet i pari, ndërsa Liria mbetet në pozitën e 10 më 19 pikë.

 

Në Mitrovicë në stadiumin “Riza Lushta”, Trepça’ 89 ka shënuar fitore më rezultat minimal 1-0 ndaj kampiones në fuqi Dritës.

Golin e tri pikëve shumë të rëndësishme për minatorët e realizoi Renato Hyshmeri në minutën e 13’ të takimit.

Pas kësaj fitoreje 89-shi renditet i nënti më 25 pikë, ndërsa Drita pozicionet e shtata më 27 sosh.

Më këto tri takimet e së dielës është mbyllur xhiroja e 19-të e Superligës së Kosovës në futboll./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera