Sport

Përfundojnë tri duelet e Superligës së Kosovës

Autori: E.M 14:56 | 23 February 2019

Në kuadër të xhiros 19-të në elitën e futbollit kosovar sot janë zhvilluar tri duele mjaftë interesante, shkruan Gazeta inFokus.

Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica e ka mposhtur Ferizajn më rezultat 3-1. Golat për Drenicën i realizuan Kreshnik Uka, Diar Prokoshi dhe Qemail Elshani, ndërsa golin e vetëm për Ferizajn e shënoi Genc Hamiti.

Ballkani e ka realizuar edhe fitoren e dytë rresht në stinorin pranveror, ku sot ka triumfuar përballë KEK-ut më rezultat 3-0, më golat e realizuar nga Blend Baftiu, Borche Manevski dhe Besnik Krasniqi.

-Advertisement-

Ndeshja ndërmjet Gjilani dhe Flamurtarit ka përfunduar më rezultat të barabartë 0-0.

Kujtojmë së nesër zhvillohet edhe tri takime, ku vëmendja më e madhe pritet te jetë në Drenas, aty ku Feronikeli e pret Llapin, ndërsa dy duelet e tjera janë, Prishtina – Liria dhe Trepça ’89 – Drita./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera