Lajme

Përfundojnë nën prangat e policisë katër të dyshuar për rrëmbim personi

Autori: Islam Morina 18:41 | 12 October 2022

Katër të dyshuar kanë përfunduar nën prangat e Policisë nën dyshimin për rrëmbim personi, shkruan Gazeta Infokus.

Nga të arrestuarit më i riu është një 22 vjeçar kurse më i vjetri 34 vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë:

-Advertisement-

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Rajonit të Prishtinës, në një restaurant në fshatin Shkabaj, janë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën rrëmbim.
Arrestimi i të dyshuarve:

– G. B, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

– A. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

– E.T, mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– L. Rr, mashkull 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 11.10.2022.

Personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar gjësendet ( llap top, stoli- bizhuteri, orë dore, pasaportë etj.), që i janë marrë personit të rrëmbyer, i cili në gjendje të mirë është liruar pasi i janë marrë gjërat e sipërshënuara.

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke kryer veprimet e nevojshme, para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera