Lajme

Përfundojnë negociatat Bushati- Kotzias, Ministria e Jashtme: Përparim thelbësor

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 21 January 2018

Ka përfunduar takimi treditor mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Ditmir Bushati dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias.
Takimi mes tyre nisi ditën e premte në Korçë, ku palët u mblodhën në një hotel dhe për dre ditë kanë diskuar mes tyre çështjet të lëna pezull me Greqisë dhe Shqipërisë.

Përmes një njoftimi për përbashkët të dy ministrive, thuhet se palët kanë bërë përparime thelbësore drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura.

Po ashtu, ata kanë rënë dakord që të vazhdojnë edhe më tej negocimi mes dy palëve në muajit në vijim.

-Advertisement-

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme:

Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale.

Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera