Përfundimtare: Qeveria Haradinaj vendos që Stadiumi Nacional të ndërtohet në Drenas
Autori: Gazeta inFokus
11:22 | 04 December 2017
Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit që Stadiumi Nacional i Kombëtares së Kosovës në futboll të ndërtohet në Drenas
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka paraqitur para Qeverisë së Kosovës lokacionin për ndërtimin e Stadiumit Nacional të Kombëtares së Kosovës në futboll.
Gashi ka kërkuar që të ndryshohet lokacioni nga Bërnica e Poshtme në zonën industrale të Drenasit, kërkesë kjo që është aprovuar nga Qeveria e Kosovës.
Stadiumi Nacional do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të Gllogocit, 14 kilometra larg Prishtinës.
Sipas Ministrit ky lokacion është më i përshtateshëm, për shkak se gjendet në mes të Kosovës dhe nuk ka probleme me shpronësim të pronës, ashtu sikurse po ndodhte në Bërnicë.
Në mars të vitit 2014, Qeveria kishte vendosur të ndërtojë Stadiumin në Prishtinë, në bazë të këtij vendimi, MKRS në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kishte lokalizuar në vitin 2016 vendin në Bërnicë të Poshtme, ndërsa për këtë është pyetur edhe FFK-ja dhe ka dhënë dritën e gjelbër.
Punimet për ndërtimin e Stadiumit Nacional pritet të fillojnë në vitin 2018.

T� tjera
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...




































