Përfundimtare: Këta janë deputetët e PAN dhe LAA
Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 19 June 2017
Ndërsa vazhdon beteja se kush do të ketë të drejtën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, se kush me kë do të bëjë koalicion paszgjedhor që ia siguron këtë të drejtë, ende vazhdon numërimi i votave dhe spekulimet se kush nga kandidatët për deputetë ka marrë besimin e qytetarëve dhe cilët jo.
Sidoqoftë, Parlamenti i Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të ketë një përbërje tjetër nga ai që do të kenë pritur ata që e zhbënë atë para këtij. Raporti i forcave politike tani është nivelizuar në përmasa që rrezikon konstituimin e tij brenda një afati që nuk quhet krizë institucionale. Ish- partnerët qeverisës tani janë rivalë, të cilët sipas deklarimeve vështirë të bëhen bashkë, ndërsa rivali i papajtueshëm i zgjedhjeve të kaluara ka dalë si parti e parë parlamentare. Numri i vendeve të rezervuara për deputetë nga radhët e komuniteteve është i njëjtë (20), por Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, paralajmëron të jetë më radikale dhe po ashtu më e fuqishme (nga 10 që u takojnë serbëve, 9 janë të Listës Serbe).
KQZ ka paralajmëruar se deri më 25 qershor do të kryejë procedurat e numërimit të votave që do të japin rezultatet preliminare për deputetët e rinj, ndërsa për listat e publikuara deri tash thekson se nuk kanë dalë prej saj. Janë të subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, sqarojnë.
Sipas të dhënave jozyrtare, të publikuara nga medie, rezulton se Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë fituar 39 vende, koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa 30 vende, ndërsa Vetëvendosje, që garoi e vetme – 31 deputetë.
Nga kjo garë dolën më të fituarat Vetëvendosje, që dyfishoi numrin e deputetëve, sikurse edhe Nisma për Kosovën (rritje 40 për qind).
Bie në sy se në listat e deputetëve të përbërjes së re nuk do të jenë disa nga emrat që në legjislaturat e kaluara konsideroheshin figura të rëndësishme të subjekteve që i përfaqësonin.
Nga koalicioni PAN përveç Hajredin Kuçit, që mbajti pozita të ministrit e të zëvendëskryeministrit, dhe të Arsim Bajramit, po ashtu ministër, në legjislaturën e re nuk do të jenë as Selvije Halimi, Luljeta Veselaj-Gutaj, Abdyl Imeri, Bislim Zogaj, Nait Hasani, Rafet Rama, Shaip Muja e Hajdar Beqa, po ashtu as Nuredin Lushtaku, Naim Fetahu, Fadil Beka, Besim Beqaj, Adem Grabovci, Nehat Baftiu, Agim Çeku, Fatmir Shurdhaj e Salihe Mustafa (të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në listën e PDK-së). Ndërsa nga subjekti i LDK-së do të mungojnë deputetët e legjislaturës së kaluar: Skënder Hyseni, Sabri Hamiti, Ali Sadriu, Sali Morina, Doruntina Maloku, Muhamet Mustafa, Nuredin Ibishi, Njomza Emini dhe Melihate Tërmkolli.
Pas rinumërimit edhe të 150 kutive si dhe të votave me kusht e të atyre nga diaspora mund të ndodhin ndryshime, por sipas ekspertëve të fushës ato mund të jenë minimale.
Emra të rinj më së shumti do të ketë nga radhët e Vetëvendosjes, e cila ende nuk e ka bërë publike listën e emrave të cilët në bazë të votave të numëruara deri tash kanë fituar statusin e deputetit.
Lista e PAN-it:
PDK:
Kadri Veseli – PDK
Sala Berisha- Shala – PDK
Enver Hoxhaj – PDK
Mergim Lushtaku – PDK
Elmi Reçica – PDK
Memli Krasniqi – PDK
Ganimete Musliu – PDK
Agim Aliu- PDK
Evgjeni Thaçi – Dragusha- PDK
Andin Hoti – PDK
Fatmir Xhelili – PDK
Blerta Deliu- Kodra – PDK
Xhevahire Izmaku – PDK
Bekim Haxhiu – PDK
Flora Brovina – PDK
Abdyl Salihu – PDK
Mexhide Mijaku- Topalli – PDK
Xhavit Haliti – PDK
Safete Hadërgjonaj – PDK
Zenun Pajaziti – PDK
Nezir Çoçaj – PDK.
AAK:
Ramush Haradinaj – AAK
Daut Haradinaj – AAK
Time Kadrijaj -AAK
Teuta Haxhiu – AAK
Shkumbin Demaliaj -AAK
Rrustem Berisha -AAK
Ahmet Isufi -AAK
Rasim Selmanaj -AAK
Blerim Kuçi -AAK
Pal Lekaj- AAK
NISMA:
Fatmir Limaj – Nisma
Haxhi Shala – Nisma
Zafir Berisha -Nisma
Bilall Sherifi -Nisma
Milaim Zeka -Nisma
Albulena Balaj- Halimaj -Nisma
Valdete Bajrami -Nisma
Enver Hoti – Nisma
Lista e LAA:
LDK:
Avdullah Hoti
Vjosa Osmani
Driton Selmanaj
Anton Çuni
Lumir Abdixhiku
Kujtim Shala
Lutfi Zharku
Arben Gashi
Ramiz Kelmendi
Teuta Rugova
Valentina Bunjaku Rexhepi
Ismet Beqiri
Haxhi Avdyli
Fidan Rekaliu
Arban Abrashi
Lirie Kajtazi
Armend Zemaj
Naser Rugova
Imet Rrahmani
Naser Osmani
Hykmete Bajrami
Haki Demolli
Blerim Grainca
Besa Gaxherri
Vebi Imeri
Mirijeta Kalludra
Sokol Havolli
Nexhat Ramadani
Bardhyl Meta
Mimoza Kusari Lila
Ilir Deda
AKR:
Behgjet Pacolli
Labinot Tahiri
Korab Sejdiu
Islam Pacolli
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...