Lajme

Performanca në hapjen e Dokufestit “i shqetëson” Duda Baljen dhe kryetarin e BIK-ut në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 06 August 2023

Dokufesti ka nisur të premten, e për hapjen e tij ka qenë i organizuar një performancë, e cila është kritikuar ashpër nga deputetja Duda Balje dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha.

Balje ka shkruar se gjërat që nuk janë normale “nuk bën t’i pranojmë si moderne”.

Ajo “shpreson” që organizatorët të mos i kenë sjellë fëmijët e tyre në hapjen e festivalit.

-Advertisement-

“Për gjërat që nuk janë normale, mos na bëni t’i pranojmë si moderne. Mos e prekni frymën e Prizrenit tradicional dhe kulturor! Pavarësisht se çfarë lloj Fest është, ju nuk keni të drejtë të shfrytëzoni momentin për ta paraqitur këtë! As në Prizrenin tim, as askund. P.S. Shpresoj që organizatorët të mos i kanë sjellë fëmijët e tyre , të mitur, me vete në hapjen e kësaj”, ka shkruar Balje.

Ndërkaq, Berisha ka pyetur se “a po ju vjen marre kur po i shihni këto pamje?”

“Si po ndiheni ju që ishit në hapje të Dokufestit? A po ju vjen marre tash kur po i shihni këto pamje e mesazhe që po jipen aty? A keni qef fmijtë e juaj me qenë të tillë? A po e shihni se jeni tu ja ba argatin dreqit? Pallavra janë ‘filmat e shkurtër&dokumentarët’ që pretendohen nga organizatorët e dukshëm!!! Me antivlera janë tu e mbajtë me zor gjallë, i madh e i vogël këtë festival (nese mujm me quajte festival). E na çka me ba? Me i ruajtë fortë fmijtë nga ky degjenerim”, ka shkruar kryetari i Bashkësisë Islame Besim Berisha në rrjetin e tij social.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke vallëzuar

 

 

Performanca në hapjen e Dokufestit “i shqetëson” Duda Baljen dhe kryetarin e BIK-ut në Prizren

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera