Sport

Përfaqësuesja kërkon të stërvitet në stadiumin që po rinovohet

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 15 September 2017

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, ka kërkuar nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) të bëjnë kërkesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për t’ia lejuar shfrytëzimin e fushës së stadiumit të qytetit të Prishtinës.

Bunjaki kërkon që në këtë stadium, që është në rinovim e sipër, të zhvillojë përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin “Rusia 2018”, që luhen në fillim të muajit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Stadiumi i qytetit të Prishtinës ka nisur të rinovohet në qershor të vitit të kaluar dhe nuk pritet të jetë gati para pranverës së vitit të ardhshëm, nëse punët shkojnë me dinamikën e paraparë.

-Advertisement-

Aktualisht vetëm fusha duket të jetë afër finalizimit, derisa në pjesë të tjera të stadiumit ka ende punë për t’u bërë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera