Sport

Përfaqësuesja e Kosovës stërvitet për herë të parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 03 September 2018
Përfaqësuesja e Kosovës është grumbulluar në Prishtinë për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve.

Kosova është pjesë e grupit D në Ligën e Kombeve, së bashku me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë në Baku ndaj Azerbajxhanit më 7 shtator, ndërsa më 10 shtator në Prishtinë pret Ishujt Faroe.

Për të qenë në formën më të mirë dhe sa më të përgatitur, djelmoshat e Kosovës nën drejtimin e Bernard Challandes.

-Advertisement-

Kjo është hera e parë që Kosova stërvitet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ që së fundi mori lejen e FIFA-s për ndeshje ndërkombëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera