Sport

Përfaqësuesja e Kosovës kërkon t’i rekrutojë lojtarët nga ligat evropiane

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 08 August 2018

Para fillimit të Ligës së Kombeve në shtator dhe pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, Federata e Futbollit të Kosovës shpreson se do të arrijë t’i tërheqë lojtarët të cilët luajnë në liga evropiane.

Përfaqësuesja e Kosovës është duke kërkuar të gjejë mënyra për rekrutimin e talenteve për t’u përgatitur për Ligën e Kombeve, e cila organizohet në shtator nga UEFA, shkruan balkaninsight.

Në këtë garë, Kosova është e vendosur në grupin e tretë të Ligës D dhe do të luajë kundër Maltës, Ishujve Faroe dhe Azerbajxhanit. Ekipi në pozitën e parë në këtë grup do të ngritët në Ligën C, ku do të ndeshet me kombëtare më të fuqishme.

-Advertisement-

Përderisa shumica e lojtarëve të Kosovës janë me origjinë nga Kosova, ata kanë lindur në shtete perëndimore. Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, nuk ka treguar se me cilët lojtarë është duke biseduar Federata, por ka thënë se ata po kërkojnë lojtarët që luajnë në liga evropiane.

“Ne e kemi një strategji të qartë se si t’i afrohemi dhe jemi duke punuar për këtë gjë. Jemi në kontakt me lojtarët, por gjithashtu edhe me prindërit e tyre, të cilët mund të luajnë një rol të madh për t’i bindur ata të luajnë për Kosovën”, ka thënë Salihu.

Së bashku me Gjibraltarin, Kosova është kombëtarja më e re në Evropë, pasi që u pranua nga FIFA dhe UEFA vetëm para dy viteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera