Përfaqësuesi i SHBA në KS të OKB: Asociacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 27 April 2023
Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit, Jeffrey DeLaurentis, u shpreh i kënaqur me hapat e ndërmarrë nga Kosova dhe Serbia në takimet e fundit mes liderëve në Bruksel dhe Ohër, ndërsa shtoi se shpreson që të shohë vullnet të ngjashëm edhe në takimin e radhës të 2 majit.
“Ne i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë të lëvizin shpejt për t’i implementuar zotimet e tyre përkatëse dhe t’i shmangin krizat e përsëritura që e kanë penguar progresin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, tha DeLaurentis.
Ai kërkoi themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “në një mënyrë që përputhet me Kushtetutën e Kosovës”.
Ndërsa, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe Francës shprehën përkrahje për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Franca bëri thirrje që të dyja palët të përmbahen nga veprimet që mund t’i përshkallëzojnë tensionet mes dy vendeve.
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe theksoi se “ne e përkrahim plotësisht përfshirjen e Kosovës në sistemin ndërkombëtar”, ndërsa bëri thirrje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ne i inkurajojmë fuqishëm të dyja palët të demonstrojnë vullnetin dhe kurajën politike për t’i realizuar ato për të cilat janë pajtuar”, tha ai.
Në raportin për periudhën nga 16 shtatori 2022 deri më 18 mars 2023 për Kosovën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e zbatimit të saj, për të cilin liderët e të dyja palëve së fundi arritën marrëveshje.
Guterres, në raport, vlerësoi se korniza e re e dialogut ka potencial për të çuar para procesin drejt arritjes së zgjidhjeve afatgjata.
Ai tha se angazhimi konstruktiv në zbatimin gjithëpërfshirës të Marrëveshjes do të jetë i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin dhe për të parandaluar ripërtëritjen e tensioneve dhe konflikteve. /Telegrafi
Të tjera
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë -jep detaje nga takimi me të
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka vizituar në Hagë i...
-
Dyshimet e Dukagjin Goranit: Kurti e Krasniqi diskutuan për t’ia shkurtuar mandatin Presidentes
Analisti Dukagjin Gorani ka hedhur dyshime se darka mes kryeministrit Albin K...
-
Propozimi i Qeverisë për të shkruar draft për Asociacionin, deklarohet Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të enjten vonë se e ka “të pamundur” ta vlerë...
-
Ahmeti tallet me letrat e qeverisë: Me i mbledhë, goxha njëfarë libri del
Shpend Ahmeti është tallur me letrat që qeveritarët ia kanë dërguar ndërkombë...
-
E rëndë: Polici vr*t ish kolegen në komisariatin e policisë
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në Anzola dell’Emilia,...
-
Spahiu: Asociacioni do t’i shërbejë Serbisë për të futur një këmbë në Kosovë
Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avni Spah...
-
Maliqi: Perëndimi është bindur që Kosova nuk është negociatore dhe palë serioze, për Vuçiqin nuk ka fitore më të madhe
Analisti Agon Maliqi ka thënë se perëndimi është bindur që Kosova nuk ëshë ne...
-
“PDK-ja dhe VV-ja do të hyjnë në koalicion pas zgjedhjeve”
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se pas takimit të fundit në mes të ...
-
Knaus thotë se letra e treshes evropiane iu dërgua Kurtit para asaj të Gërvallës në KE
Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, ka deklaruar se letra ...