Lajme

Përfaqësues të “Listës Serbe” provojnë negociata me KFOR-in edhe në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 29 May 2023

Gazetarët në terren raportojnë se përfaqësues të Listës Serbe janë duke negociuar me KFOR-in edhe në Leposaviq.

Më herët ishte informacioni se kryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Goran Rakiq, është duke biseduar me përfaqësues të misionit të NATO-s në Zveçan, shkkruan REL.

Sipas raportimeve, Rakiq tha se kërkesë e serbëve atje është që kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci, të mos hyjë në objektin komunal. Ai, po ashtu, kërkoi nga KFOR-i që Policia e Kosovës t’i tërheqë njësitet speciale nga kjo zonë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera