Perez: S’mendoj që Kosova do të jetë prioritet i katalonasve në Qeverinë e re spanjolle
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 15 November 2023
Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kjo “Jo” e ngrirë e Madridit zyrtar po mendohet se mund të shkrihet pasi në koalicionin qeverisës të socialistit Pedro Sanchez është përfshirë edhe partia katalonase “Junts”, duke rezultuar kështu vendimtare në krijimin e shumicës për qeverinë e re.
Por sa do të jetë preokupim çështja e pavarësisë së Kosovës për partinë katalonase të përfshirë ne Qeverinë Spanjolle dhe sa mund të ndikojë kjo në ndërrimin e qëndrimit të Spanjës? Lidhur me këtë për Gazetën Express ka folur analisti politik, Alejandro Esteo Perez, i cili e njeh rajonin dhe është pjesë e “Balkans in Europe Policy Advisory Group”.
Perez në një intervistë për Gazetën Express ka potencuar se nuk mendon që partitë katalonase do të kenë si prioritet çështjen e pavarësisë së Kosovës, meqë sipas tij, rasti i Kosovës është përdorur nga ta më shumë si një rast apo përvojë mbi të cilën katalunasit kanë argumentuar të drejtën e tyre për pavarësi sesa si një qëllim në vetvete për të përkrahur hapur njohjen e Kosovës.
“Mendoj se çështja e Kosovës ka qenë një kartë madhore për partitë katalane pro-pavarësisë. Por është e nevojshme të theksohet se Kosova është përdorur më së shumti si një mjet, si një “studim rasti”, d.m.th., si një shembull i një përvoje të fundit të pavarësisë/shkëputjes, në të cilën mund të bazohej përvoja katalane (Sllovenia u përdor gjithashtu si një rast studimor), dhe jo aq si një qëllim në vetvete apo si një rast për të mbështetur haptazi njohjen e Kosovës. Në këtë kontekst, nuk mendoj se është ndër prioritetet e Junts të kërkojë njohjen e Kosovës kur ajo ka shumë çështje më kritike për të negociuar me qeverinë (p.sh. zbatimin e Ligjit të ardhshëm për Amnistinë që përfshin shumë renditja e figurave të Junts)”, ka thënë Perez për Gazetën Express.
Megjithatë ai thotë se mbase partia tjetër katalonase pro pavarësisë “Republikanët Majtistë të Katalonisë”, mund ta kthejë në Parlamentin e Spanjës për diskutim, por thekson se “nuk mendon që vëmendja është tek kjo çështje”.
Por nëse jo për katalonasit, në çfarë rrethana mund ta ndryshojë Spanja qëndrimin për pavarësinë e Kosovës? – Perez për Gazetën Express ka thënë se edhe nëse Madridi zyrtar nuk do të vendos për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ata nuk mund të injorojnë faktin që Kosova tashmë qeveriset nga kosovaret dhe se raportet me ““territorin”” e Kosovës s’mund t’i mbajë përmes diplomatëve në Beograd.
Kur e thotë këtë, Perez propozon si hap të parë që Spanja të hap një Zyrë Ndërlidhëse për tregti apo kulturë, që të paktën të ketë një lloj prezence në Kosovë. Por thotë se kjo ide e përfolur në fund të vitit 2021 është harruar dhe se aktualisht s’është fare në diskutim
“Unë besoj se, edhe nëse Spanja nuk e njeh Kosovën në planin afatgjatë (që është rasti më i mundshëm), Spanja nuk duhet të injorojë faktin se Kosova është nën një regjim tjetër administrativ, juridik dhe politik nga ai i Serbisë – prandaj Spanja nuk mund të presë që marrëdhëniet e saj me “territorin” e Kosovës t’i kanalizojë përmes diplomatëve të saj në Beograd. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se një hap i parë i mirë do të ishte krijimi i një farë zyre ndërlidhëse tregtare ose kulturore në mënyrë që të paktën të kishte një prezencë në vend. Kjo ishte një ide që u përfol në fund të vitit 2021, por duket se është harruar dhe duket se nuk është më në tavolinë. Një pyetje tjetër, natyrisht, është nëse qeveria e Spanjës do të ishte vërtet e gatshme ose e gatshme për të ndërmarrë këtë hap”, ka përfunduar për Gazetën Express Alejandro Esteo Perez.
Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2008. Spanja dhe katër shtete të tjera të BE-së vazhdojnë të mos e njohin shtetësinë, duke krijuar kështu vështirësi të mëdha në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
Zgjidhja e problemit me Serbinë mendohet se mund të jetë çelësi për marrjen e njohjeve nga 5-shja evropiane. Spanja gjithashtu është nga të vetmet vende në Zonën Schengen ku kosovarët s’do të mund të udhëtojnë pa viza pas 1 janarit 2024.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...