Perez: E di se Ronaldo është i nervozuar, por do të qëndrojë
Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 28 June 2017
Florentino Perez mendon se Cristiano Roanldo do të qëndrojë në Madrid
Numri një i Real Madridi, Florentino Perez, thotë se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Los Blancos, teksa shtoi se e kupton pse portugezi është i nervozuar.
32 vjeçari është duke u akuzuar për evazion fiskal në Spanjë, diçka që e ka shtyrë të mendojë seriozisht largimin gjatë verës.
Perez nuk e mohoi se ndoshta Ronaldo është i nervozuar me klubin që nuk e ka mbështet më fuqishme pas akuzave, por mendon se nuk do të largohet.
“E di se Cristiano është i nervozuar, por mendoj se do të qëndrojë”, tha Perez për esRadio.
“Nuk ka folur me të”, tha Perez për Ronaldon. “Gjëja e vetme që duhet të bëjmë është të presim dhe të bisedojmë pas Kupës së Konfederatave”.
Perez më tej ka treguar se ka folur me agjentin e lojtarit, Jorgen Mendes, duke thënë se këtu gjërat janë ekzagjeruar paksa.
“Kam folur me Mendesin rreth Cristianos. Nuk ka nevojë që të brengosemi më shumë se që duhet”, shtoi Perez.
Perez gjithashtu ka mbështetur sërish portugezin pas akuzave për evazion fiskal.
“Ai është njeri me integritet dhe do t’i përmbush detyrat e tij. Ka shumë njerëz që kanë dashur ta lëndojnë me taksa dhe tema tjera dhe ai e ndjen atë”.
Ronaldo aktualisht është me Portugalinë në Kupën e Konfederatave, ku sonte do të kërkojë finalen në këtë garë, që do të përballet me Kilin në gjysmëfinale.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...