PËRDORIMI I NJË TË KEQEJE PËR TË LARGUAR TË KEQEN TJETËR!
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 06 April 2018
Shkruan: Bajram GECAJ
PDK, por edhe Presidenti Hashim Thaçi vet personalisht, kishin bashkëpunuar me deputetë të Listës Serbe për të marrë përkrahjen e tyre për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Askush, përpos ne, disa zërave të vetmuar, nuk kishin folur shumë për këtë, posaçërisht kur kjo përbënte një shkelje kushtetuese të presidentit. Madje as mediat, shoqëria civile, por as edhe analistët e opinionistët.
Po të bashkëpunonte LDK me Listën Serbe për të rrezuar cilëndo qeveri, jam më se i sigurt se do të “çoheshin peshë”, siç thotë populli, jo vetëm subjektet politike, por edhe mediat, shoqëria civile, e në veçanti disa analistë që vihen në lëvizje me fishkëllima të çastit!
Tani qytetarët, LDK dhe besoj edhe pjesa tjetër e opozitës nuk kanë fare dilemë se a duhet apo jo të largohet kjo qeveri e sekserëve dhe e matrapazëve. Megjithatë, ekziston një dilemë e ndjeshme se a do të duhej lejuar apo jo që kjo qeveri të rrëzohet në bashkëpunim me Listën Serbe dhe, kështu, në një mënyrë, ta shndërrojmë këtë listë pak a shumë në një forcë përcaktuese të momenteve kyçe të skenës politike kosovare, posaçërisht në rastin në fjalë (edhe pse, ky konstelacion qeverisës e kishte bërë mu këtë)! Besoj se këtë temë do të duhej ta shtjellojnë në detaje këtyre ditëve jo vetëm subjektet politike, por edhe mediat, shoqëria civile, si dhe analistët profesionistë!
Unë për veten time mund të deklarohem ekskluzivisht në emrin tim personal, dhe të përfundojë se kjo qeveri duhet të largohet gjithsesi, ndërsa çështje është vetëm koha se kurë dhe si do të ndodhë kjo – sa më parë aq më mirë! Po të ishin pjesëtarët e këtij konstelacioni qeverisës në vendin tonë, jam absolutisht i sigurt se, ashtu si më parë, nuk do të hezitonin as një minutë ta bënin këtë gjë.
Unë besoj fuqishëm se duhet ta rrëzojmë këtë qeveri, edhe nëse kjo bëhet me votat shtesë të kësaj liste. Pse jo? Edha ata janë deputetë të zgjedhur të Republikës së Kosovës dhe nuk ka asnjë të keqe këtu, në veçanti nëse kjo bëhet pa ndonjë kushtëzim nga ana e tyre. Kjo është kështu sepse një gjë e tillë përbën një interes ekskluzivisht për të mirën e vendit dhe interesit të tij nacional.
Kjo qeveri është, për të përdor fjalët e popullit, “dreqi vet”, prandaj bashkëpunimi me një “të keqe” për ta mposhtur dhe larguar “të keqen” tjetër, besoje unë, është krejt në rregull. U muar vesh, gjithnjë nëse në një rast të tillë nuk i nënshtrohemi as njërës e as tjetrës “së keqe”! Kjo, pasi që, në këtë mënyrë, njërën “të keqe” po arrijmë ta instrumentalizojmë për të përmbysur “të keqen” tjetër! Dhe krejt në fund, nuk guxojmë assesi të lejojmë që rrëzimi i qeverisë Haradinaj të len prapa ndonjë “dreq” të ri, por duhet të ndërtojmë një qeverisje vërtetë demokratike, evropiane dhe krejtësisht transparente ndaj qytetarëve të vet.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...