Fun & Video

Përdoreni uthullën në kopshtin tuaj

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 21 July 2017

Nëse dëshironi të ndaloni përdorimin e pesticideve kimike në  prodhime bimore, nëse dëshironi të mbani një kopsht organik atëherë mund  të filloni të përdorni uthull. Është një mënyrë e natyrshme për të shkatërruar barërat e këqija dhe për të mbështetur jetën e frutave tuaja, perimeve dhe bimëve.

Këto janë katër mënyra për të përdorur uthull molle dhe uthull të bardhë në kopshtin tuaj:

Për lulet të freskëta

-Advertisement-

Mbani lulet freskët  duke shtuar një lugë çaji sheqer dhe 2 lugë uthull duke formuar një përbërje me të cilën  mund t’i freskoni para se të shtoni ujin për ti mbajtur ato të freskëta.

Lulet të cilat rriten në ambiente acidike

Disa bimë si begonias, gardenias, rriten më mirë në tokë acidike, kështu që duhet të shtoni një filxhan uthull të bardhë në një shishe uji dhe më pas mund  t’i spërkatni ato.

Hiqni insektet  dhe kërmijtë

Spërkatni lulet me disa pika uthull të përqendruat për të eliminuar insektet  dhe kërmijtë dhe për të mbajtur ato larg luleve.

Lani mjetet e kopshtit  dhe duart tuaja pas punës në kopsht

Lini mjetet e kopshtit në uthull brenda natës për të eliminuar ndryshkun  dhe pastaj shpëlani ato me ujë. Pastroni duart tuaja për të hequr mbeturinat dhe për të zbutur kruarjet  pas punës në kopsht, ju mund të lani duart me uthull të distiluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera