Lifestyle

Përdoreni imagjinatën si instrument të fuqishëm për arritjen e suksesit

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 22 August 2018

Imagjinata gjithmonë i shpinë njerëzit në krijime të mrekullueshme, pasi që është baza e çdo procesi shpikës.

Të gjithë njerëzit e suksesshëm kanë imagjinuar dhe ëndërruar diçka të caktuar, kanë punuar rreth saj dhe ia kanë dalë mbanë, pasi që është instrumenti më i fuqishëm drejt fitores,

Dhe jo vetëm profesionistët duhet të kenë imagjinatë, por edhe gratë dhe meshkujt që merren me biznes apo gjëra tjera.

-Advertisement-

Ja katër mënyra të thjeshta se si ta përmirësoni procesin e imagjinatës.

Analizojeni vetveten

Në vend se të përdorni celularin e mençur gjatë pauzës në punë, më mirë uluni apo ecni dhe mendoni pa pasur ndonjë gjë afër që ju shpërqendron.

Mendoni për gjërat që janë duke ju mbajtur prapa dhe mendoni se si ta përmirësoni situatën aktuale. Zakonisht, idetë e mahnitshme vijnë papritmas!

Bëhuni kureshtar

Bëni pyetje gjatë bisedës me një person. Mësojeni se përse një person mendon në ndonjë mënyrë të caktuar, pasi që kjo do t’ju bëj më të hapur ndaj ideve dhe do t’ju ndihmoj të imagjinoni më mirë.

Shmangni makinat e kërkimit

Para se të kërkoni diçka online, kujtoni atë që e dini dhe shikoni se çfarë mund të bëni me informacionet që i posedoni.

Lejoni makinat e kërkimit t’ju shërbejnë vetëm si ndihmës, e jo si burim kryesor i të dhënave.

Zgjidhni problemet

Gjeni mënyra të reja për gjetjen e zgjidhjeve të problemeve.

Gjithmonë mbani mend që puna e vazhdueshme ndihmuar nga imagjinata ju shpinë në vende të jashtëzakonshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera