Auto&Tech

Përditësohet Toyota Tundra (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 15 January 2019

Modeli i ri, pritet të arrijë pas tri apo katër vitesh

Thënia se “nëse diçka nuk është e dëmtuar, nuk ka nevojë të rregullohet” nuk vlen në prodhimtarinë e automobilizmit, transmeton Telegrafi. Megjithëse në disa raste, siç është Toyota Tundra, ka kërkesa shumë të mëdha, rregullimet dhe përditësimet janë të domosdoshme për ta mbajtur në treg.

Kjo makinë japoneze është lansuar së pari në 2007-ën, ndërsa herën e fundit që është përditësuar ka qenë vitit 2014. Përkundër mungesë së ndryshimeve, kërkesat për këtë ‘pickup’ nuk kanë të ndalur.

-Advertisement-

Sa i përket planeve, se çfarë pritet nga kjo linja e prodhimit, ka folur Jack Hollis, zëvendës presidenti i Toyotas.

“Sikurse Tacoma, ashtu edhe shitjet e Tundras janë rritur gjatë vitit të kaluar, për rreth 3,000 njësi. Ky është rezultat i mirë, por jo i mjaftueshëm” ka thënë Hollis. Sipas tij, brenda këtij viti Toyota Tundra do të përditësohet, ndërsa nuk do të ketë ndonjë model të ri brenda tri deri katër vitesh.

Mbetet të shihet, nëse do jetë ndonjë modele tërësisht i ri, apo ndryshimet do të jenë të lehta, sikurse ndodhi në gjeneratën e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera