Përcillet me nderime ish-kryeministri Mitsotakis
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 31 May 2017
Mijëra grekë kanë nderuar ish-kryeminististrin Konstantinos Mitsotakis, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në moshën 99-vjeçare.
Trupi i ish-kryeministrit u vendos për homazhe në Mitropolin e Athinës që në orën 7 të mëngjesit, ku mijëra grekë pritën në radhë për të nderuar politikanin, që për vite me radhë dominonte arenën politike greke.
Qeveria vendosi që ceremonia e varrimit të bëhet me nderimet e kryeministrit në detyrë, ndërsa e gjithë klasa politike vendase shprehu nderimet e saj për Mitsotakis.
“Një burrë shteti me përmasa gjigante, që la shenjën e tij në arenën politike të vendit”, e quajti ish-kryeministrin Mitsotakis, presidenti i vendit Prokopis Pavlopoulos.
Mirënjohje e respekt shprehu për të edhe kryeministri Alexis Tsipras, ndërsa të gjithë kryetarët e partive, deputetë dhe ambasadorë të akredituar në Athinë bënë homazhe në nderim të tij.
Telegram ngushëllimi dërgoi edhe familja Bush, duke e quajtur atë një burrë shteti dhe mik të mirë të Shteteve të Bashkuara.
Telegrame ngushëlluese dërguan edhe shumë krerë shtetesh dhe politikanë të lartë të vendeve të ndryshme, ndërsa presidenti turk Erdogan i telefonoi vajzës së të ndjerit, (Theodora) Dora Bakoyannis për t’i shprehur ngushëllimet e tij. Pas përfundimit të ceremonisë mortore, trupi i ish-kryeministrit Mitsotakis do të dërgohet me një avion ushtarak në vendlindjen e tij, Hania, ku edhe do të varroset pranë bashkëshortes së tij, Marika Mitsotakis.
Familja Mitsotakis nuk pranoi që shpenzimet e varrimit të bëhen nga shteti dhe kërkoi që në vend të kurorave dhe luleve, paratë të grumbullohen për mbjelljen e pemëve në “Malet e bardha” të ishullit të Kretës.
Konstantinos Mitsotakis do të mbahet mend si politikani, që iu tha grekëve të vërtetën mbi gjendjen ekonomike të vendit dhe drejtimin e gabuar që po merrte Athina që para shumë vitesh. Ai kishte kërkuar reforma të thella në skemën e pensioneve, privatizimet e sektorit publik dhe bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit.
Ai kishte parashikuar që në fillimvitet ’90, atë që prej 8 vitesh quhet “tragjedia moderne greke” dhe krizën e rëndë ekonomike e sociale që ka pllakosur vendin. Mitsotakis vlerësohet si udhëheqësi që parashikoi rënien e bllokut socialist, shumë kohë më parë se ajo të ndodhte, e atij i takon merita e hapjes së kufirit me Shqipërinë në vitin ’90, gjë që shpëtoi shqiptarët prej urisë në ato vite të zymta të rënies së diktaturës së Enves Hoxhës.
Ai njihet si mik i mirë i Shqipërisë dhe e ka vizituar atë disa herë.
Të tjera
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...